Policia konfiskon më shumë se 2 kilogramë marihuanë në Matiqan

E publikuar: 10/01/2018 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka arrestuar një person

Policia ka njoftuar në raportin e tyre se dje në fshatin Matiqan të Prishtinës, në orën 13:30 njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në realizim të operacionit policor- Stop Drogave, ka hasur në veturën e dyshuar të parkuar afër shkollës, i dyshuari me t’i vërejtur policinë ka ikur duke e lënë veturën aty.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar 2896.2 gr (2 kg 896.2 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu me urdhër të prokurorit është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë e cal.7.65 mm, 6 fishekë të cal 7.65 .3 telefona, një Iped dhe 11 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana, thuhet në raportin e policisë.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar ndërsa i dyshuari i parë së bashku me të dyshuarën tjetër femër K-Shqiptare (motrën e tij) gjenden ne arrati”, thuhet në raport./21Media