Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në rajonin e Gjilanit kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.
Policia tek i arrestuari S.G, 42 vjeçar, ka gjetur sasi të substancës narkotike e vendosur në dy çanta.
“Njësiti i Krim-teknikës ka bërë konfiskimin e sasisë së narkotikëve, ku pas testimit ka rezultuar të jetë marihuanë” thuhet në njoftimin e policisë.
Vlera e përgjithshme e marihuanës sipas policisë është rreth 32 kilogram.




















