Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Duhël të Suharekës, dhe Qyshk të Pejës kanë konfiskuar armë dhe fishekë.
Në Suharekë është sekuestrua një pushkë gjuetie me dy llojë të plumbave, kurse në Pejë është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë.
Këto janë njoftimet e policisë:
Qyshk:Është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, ku është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator me shtatë fishekë kalibrit 9mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Duhël:Njësitet policore gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pistoletë me pesë fishekë kal.7.65 mm dhe një fishek 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.



















