Gjatë kontrollit, në veturën të cilën e ngiste i dyshuari mashkull K/Shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar 14 pistoleta për të cilat i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse, njofton Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Pejës, transmeton infosot.
?I dyshuari ka deklaruar se është pronar i një kompanie dhe ka prezantuar një dokument që nuk ka qenë në emër të tij dhe nuk ka pasur leje për transportim të armëve. Me urdhër të prokurorit me 31.10.2017 është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë./infosot/


















