Policia konfirmon rastin, humb jetën personi që ra nga “Hoteli Grand”

E publikuar: 16/07/2025 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia nga “Hoteli Grand” në Prishtinë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës i Rajonit të Policisë në Prishtinë.

Viktima është i moshës 25 vjeçare.

“Rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se, viktima mashkull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia, po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”.