Policia konfirmon plagosjen e katër personave në Prishtinë

E publikuar: 05/09/2019 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Gjuajtja me armë ka ndodh rreth orës 15:40. Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, deklaroi Krasniqi për klankosova.tv.

Ai shtoi se për detaje tjera do të informojë në vazhdim.

Ndërsa burime pë Klan Kosova thanë se dyshohet që konflikti ka ndodhur për qështje pronsore.