Policia konfirmon numrin e të lënduarve nga aksidenti në “Rrugën B”

E publikuar: 30/10/2017 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Afro një orë më parë në “Rrugën B” në Prishtinë ka ndodhur një aksident zinxhiror ku të përfshira kanë qenë katër vetura.

Aty, sipas policisë lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona të cilët janë dërguar për trajtim në QKUK, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha ka thënë për klankosova.tv se dëmet materiale janë të mëdha, por që nuk ka viktima në njerëz

“Disa prej të aksidentuarve kanë pësuar lëndime të rënda por fatbardhësisht deri tani nuk është raportuar për ndonjë me fatalitet”, ka thënë Hoxha.

“Policia me njësitet relevante të saj ka dalë në vendngjarje për të kryer procedurat hetimore dhe për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka shtuar ai.