Për një sulm të mundshëm për rreth Liqenit të Badovcit, Policia e Kosovës ka qenë në njohuri tri javë më parë, e cila kishte paralajmëruar edhe pronarët e disa kompanive që veprojnë atje.
Menaxheri i pikës së kompanisë Rosa (kompani kjo e cila prodhon ujë për shitje) në Liqenin e Badovcit, ka thënë për Klan Kosova se tri javë më parë Policia e Kosovës e kishte kërkuar nga kompania që të kenë kujdes dhe të shtojnë masat e sigurisë, për shkak se autoritetet e rendit kishin informata për një kërcënim në këtë zonë.
Mbrëmë rreth orës 2 të natës, dy punëtorë të kompanisë të cilët për shkaqe të sigurisë kanë kërkuar që të mbeten anonimë, i kanë thënë Klan Kosovës se në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, kanë arritur të vërejnë dy vetura të dyshimta në afërsi të Liqenit të Badovcit.
Sipas tyre, veturat janë endur aty disa herë.
Punëtorët dyshojnë se personat të cilët janë hetuar në lëvizje afër liqenit, për qëllim kishin minimin e asaj zone, por një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar.
Policia është njoftuar nga punëtorë të kësaj kompanie, dhe ata menjëherë kanë arritur në vendin e ngjarjes.
Policia kishte paralajmëruar firmat që veprojnë afër Badovcit për mundësi të sulmeve
NGA KATEGORIA