Policia kërkon ndihmën edhe për kapjen e Stresit – ngarkohet me dy vepra penale

E publikuar: 06/08/2024 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Personi i kërkuar është:

Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“ Ndihma” nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.