Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga ana e misionit ndërkombëtarë në Kosovë, EULEX për ta të marrë më shumë detaje lidhur me arrestimin e drejtorit të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi.
Kjo pasi që pala kosovare ka bërë tentime të njëpasnjëshme sot gjatë mëngjesit për të marrë ndonjë informacion për areestimin e Thaçit nga pala serbe, por që këta të funti kanë refuzuar që të japin detaje.
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë se Thaçi ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin kur ka kaluar në Serbi.
“Drejtori Nehat Thaçi ka qenë me një shok të tijin duke udhëtuar për në serbi për çështje familjare. Jemi duke provuar që të marrim informata të tjera lidhur me arrestimin e tij nga pala serbe”, ka thënë Thaçui.