Policia e Prishtinës ka njoftuar se kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes”.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, shkruan Policia.

















