Policia kërkon bashkëpunim për arrestimin e një personi, ia publikon edhe fotografinë

E publikuar: 03/11/2022 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia në Pejë ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët  për lokalizimin dhe arrestimin e një të dyshuari për “Lëndim të lehtë trupor”.

Emri i të dyshuarit është Avdyl Muriqi, i lindur më 25 maj të vitit 1993 në Pejë.

Policia e ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

Komunikata e plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 3 nёntor 2022

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

· AVDYL (Ramiz) MURIQI i lindur me 25.05.1993 nё Pejë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

· “Lёndim i lehtё trupor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: