Policia kapë kokainë në vlerë rreth dhjetëmijë euro në Graçanicë

E publikuar: 29/10/2024 22:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotik DHTN, pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore me datë 29.10.2024 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan konkretisht në Graqanicë, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro).

Policia tutje ka njoftuar se në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar: 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë, para kesh 200 euro dhe një telefon celular.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ku në konsultim me të cilin, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.