Policia ka nisur hetimet për publikimin e disa shkrimeve në një gazetë

E publikuar: 28/11/2017 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të publikimit të disa shkrimeve në një gazetë për publikim të pa autorizuar.

“Në rrugën “ Luan Haradinaj” në Prishtinë, më 24.11.2017 – 15:40. Ankuesja femër K/Shqiptare, raporton se në një gazetë, pa autorizimin e saj, janë publikuar disa shkrime të cilat ishin konfidenciale”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditorë.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar për “ndërhyrje në sistemin kompjuterik”.