Një grua është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Sipas saj, fillimisht është raportuar për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti, ndërsa më pas ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit në vend të ngjarjes.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, tha Ahmeti.
Ajo shtoi se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.