Policia jep detaje për dy raste të rrahjeve në shkolla

E publikuar: 02/02/2018 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të enjten në Istog kanë ndodhur dy raste të rrahjeve në shkolla, njofton Policia e Kosovës.
Rasti i parë ka ndodhur në shkollën fillore “Bajram Curri” ku dy nxënës kanë pasur konflikt.

Më pas, i dyshuari H.H. (1975), që është prindi i njërit prej tyre, ka ardhur në shkollë dhe e ka sulmuar fizikisht nxënësin D.B. (2004).

Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë.

Ndërkaq, sulmi i dytë fizik ka ndodhur në gjimnazin “Haxhi Zeka” të Istogut, ku të dyshuarit F.M. (2002) dhe E.B. (2001), kanë sulmuar të dyshuarin E.B., si pasojë e një konflikti.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të prindit dhe të punëtorit social./GazetaExpress/