Policia jep detaje për arrestimin e 7 zyrtarëve të Komunës së Pejës

E publikuar: 12/08/2021 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bazë të autorizimit të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë arrestuar shtatë zyrtarë të Komunës së Pejës.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë (NN) 2020. Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin më 11.08.2021 njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimit lëshuar nga Prokuroria Themelore – Pejë, në dyshimin për kryerjen e veprës Keqpërdorim i pozitës apo Autoritetit Zyrtar kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 7 (shtatë) të dyshuar meshkuj kosovar zyrtarë në komunën e Pejës”, thuhet në raport.