Sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në rajonin e Malishevës ka ndodhur një aksident.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë ka mbetur edhe një person i lënduar.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se, se fillimisht njëra veturë kishte tentuar që të ikte nga vendi i ngjarjes, por që Policia ka arritur që ta ndalojë atë.
“Sot ka ndodhur një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, në rajonin e Malishevës në mes të dy veturave. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person. Fillimisht njëra veturë ka ikur nga vendi i ngjarjes, por më pas kemi arritur që ta ndalojmë”, ka deklaruar Krasniqi për lajmi.net

















