Policia italiane ka arrestuar biznesmenin shqiptar, Gëzim Sallaku.Ai akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Sipas mediave italiane, Prokuroria e Kremonës ka lëshuar 12 urdhëra arrestimi mëngjesin e sotëm
Të arrestuarit, mes të cilëve edhe Gëzim Sallaku, akuzohen si pjesë e një bande kriminale, që kishte për qëllim mashtrimin për procedura falimentimi, pastrim të parave, përvetësim të aseteve fiktive dhe vjedhje të materialeve të ndërtimit.
Sallaku është pronar i disa restoranteve dhe hoteleve në zonën e Breshias dhe presidenti i klubit Darfo.
Sallaku është një person me precedent penalë, pasi edhe në vitin 2002 ishte arrestuar për vjedhje të makinave luksoze në Itali dhe shitjen e tyre në vendet e Europës Lindore.