Policia gjen dhe konfiskon hashash në burgun e Dubravës

E publikuar: 07/06/2018 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Substancat narkotike po vazhdojë të futen në burgun e Dubravës.
Policia ka njoftuar se të mërkurën në dhomën e një të burgosuri janë gjetur dhe konfiskuar rreth 2 gramë substancë e dyshuar hashash.

“Nga burgu është raportuar se gjatë kontrollimit të dhomës, tek i burgosuri mashkull K-shqiptar është gjetur dhe konfiskuar rreth 2 gramë substancë e dyshuar hashash”, thuhet në njoftim.

Rastet e gjetjes së substancave narkotike në burgun e Dubravës nuk janë të rralla.

Javë më parë policia ka kryer një kontroll në këtë burg.