Sot, zyra e Prokurorit në Paris ka njoftue se policia franceze i ka bastis zyret e “Volkswagen” në Francë, si pjesë e hetimeve mbas skandalit të fundit me emetimin e gaznave.
Simbas nji zyrtari të Prokurorisë, të Premten policia i ka bastis zyret qendrore të “VW” në Francë.
Edhe zyrtarët e kompanisë “Volkswagen”, e kane konfirmue bastisjen, tue thanë se kane qenë bashkëpunues me autoritetet.
Kompania gjermane ka njoftue se 946 mijë automobila janë të pajisun me sistem “mashtrues” në Francë.