Policia e Kosovës shqiptoi 2 mijë e 390 gjoba trafiku për 24 orë

E publikuar: 22/03/2025 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2390 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 26 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 51 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.