Policia e Kosovës: Rrena të mediave serbe, s’kemi humbur municion në veri

E publikuar: 28/03/2018 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar ka mohuar raportimet e disa mediave serbe për “humbjen e municionit” të Njësisë Speciale gjatë aksionit të së hënës, kur u arrestua në veri Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.
Sipas njoftimit zyrtar, këto raportime janë të pavërteta.

“Ashtu siç e kemi bërë të ditur deri më tani, me datë 26.03.2018, PK-ja bazuar në planifikimet policore, ka qenë e angazhuar në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë të cilët nuk kanë poseduar leje për hyrje në Kosovë, dhe pas përfundimit të operacionit policor nuk është evidentuar asnjë humbje e pajisjeve apo municionit zyrtar të asnjë njësie policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës./lajmi.net/