Policia e Kosovës konfiskon sasi të madhe të cigareve në Zubin Potok

E publikuar: 25/12/2023 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të madhe cigaresh në Zubin Potok rreth orës 16:30.

Rastin e ka konfirmuar për media ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshani.

Kjo kontrabandë e cigareve është gjetur në një automjet furgon, ku edhe me sasinë janë dërguar në doganë.

Në lidhje më këtë rast nuk ka të arrestuar.