Policia e Kosovës konfiskon armën e postuar në rrjete sociale

E publikuar: 05/03/2016 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Hajvali të Prishtinës ka ndërhyrë ndaj një mashkull ,pasi ai kishte postuar në rrjetet sociale një fotografi me armë.

Me të marrë vesh, Policia e Kosovës ka konfiskuar armën e tij të llojit “BlowMini” dhe një karikator të zbrazët.

Me urdhër të prokurorit, rasti është proceduar me procedurë të rregullt. /Zëri/