Menaxhmenti i Policisë së Kosovës ka ndarë 41 vetura të reja për njësitë patrulluese, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe afërsisë ndaj qytetarëve.
Drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha bëri të ditur se automjetet përfshijnë 35 limuzina, përfshirë edhe modele hibride, dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale.
“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj qytetarëve, për forcimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe reagimit me kohë ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, thuhet mes tjerash në njoftim.


















