Policia e Kosovës dërgon zyrtar ndërlidhës në Europol

E publikuar: 21/03/2023 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka dërguar zyrtarin e parë ndërlidhës në Europol, i cili ditë më parë ka nisur zyrtarisht detyrën.

Sipas një njoftimi, bashkëpunimi me Europolin ndihmon në lehtësimin e komunikimit dhe krijimit të një partneriteti të drejtpërdrejtë.

“Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e avancimit dhe rritjes së mëtejme të kapaciteteve në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, konkretisht të bashkëpunimit me Europol-in, tani më ka dërguar zyrtarin e parë ndërlidhës në Eurpol, i cili ditë më parë ka filluar zyrtarisht detyrën. Qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Europol-in , bashkëpunim ky i cili ndihmon dhe ndikon në lehtësimin e komunikimit dhe krijimit të një partneriteti të drejtpërdrejtë, duke përfshirë edhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet Europol-it dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në angazhimin e vazhdueshëm të luftës së përbashkët kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe të gjitha formave tjera të krimit” , thuhet në njoftimin e Policisë.