Policia e Kosovës e ka arrestuar të martën Haki Mziun, të njohur si “Kobra”. Mziu ishte duke u kërkuar nga Policia dhe KFOR për nxitje të njerëzve për të protestuar te Ura Ibrit në Mitrovicë.
“Kobra” përmes rrjetit social Facebook ka bërë thirrje me datën 20. 04. 2015 që të dalin njerëzit në protesta.
Siç merr vesh Gazeta Fjala në shtëpinë e “Kobrës” janë gjetur mbi 2000 pamfleta. Fjala mëson nga burimet e veta se për këtë rast ishte alarmuar Policia e Kosovës dhe KFOR.
Policia e Kosovës, ne rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për Gazetën se Mziu ishte është arrestuar dje dhe me pas është liruar.
Siç kanë thënë në Polici ai është arrestuar për shpërndarje të palmfelave më përmbajtje nxitëse për të protestuar.
“Kobra” në Facebook njihet me emrin “Hafko Hafko”, ku ka edhe te postuar disa fotografi me përmbajte patriotike dhe fetare./Indeksonline/