Policia e Kosovës ka marrë masat për çdo rast eskalimi të protestës dhe është e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme.
Një nga pajisjet është edhe aparati për fikjen e zjarrit të cilën e posedojnë disa policë që po ruajnë mbarëvajtjen e protestës të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar miratimin në kuvend të marrëveshjes kufitare me Malin e Zi, shkruan Gazeta Express.