Policia e Bosnjës reagon ndaj pretendimeve se Radojiçiq ka blerë armë në Tuzla

E publikuar: 04/10/2023 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi Prokuroria në Beograd ka hedhur dyshime se Milan Radojiçiq, ka blerë armë në Tuzla të Bosnje e Hercegovinës dhe ato i ka transportuar në Beograd, nga ku i ka bartur në Kosovë, ka reaguar sot edhe Administrata Federale e Policisë së Sarajevës.

“Policia do të ndërmarrë të gjitha masat në lidhje me verifikimin e pretendimeve se Milan Radojiçiq ka blerë armë, municione dhe mjete shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese në Tuzlla nga janari 2023 deri më 24 shtator. Do të kërkojmë nga autoritetet serbe që të na japin të gjitha informatat në dispozicion.”, tha zëdhënësi i Policisë së Sarajevës, Emil Suçeska.

Radoiçiq është marrë në pyetje dje nga prokurorët serbë. Ai është liruar sot nga ndalimi në Serbi.