Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se rreth orës 22:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë thyer xhamat e selisë së LDK-së.
“Dyshohet se katër persona të maskuar kanë dëmtuar-thyer xhamat e zyrës së LDK-së. Te dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Policia: Dyshohet se 4 persona me maska thyen xhamat e selisë së LDK-së
NGA KATEGORIA