Policia e Kosovës ka njoftuar për Gazetën Express se aksidenti i sotëm në hyrje të magjistrales “Ibrahim Rugova” ka përfunduar me dy persona të lënduar. Të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Në magjistralen “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. Nga ky aksident janë lenduar dy persona të cilët janë dërgur në QKUK”, tha Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës për Express.
Policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion pasi numri i aksidenteve është shtuar kohëve të fundit.
Fotografitë nga vendi i ngajrjes: