Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa persona kanë mbetur të plagosur sonte në kafeterinë “Bon Vivant”, në qendër të Prishtinës.
Për rastin janë identifikuar 2 persona nga policia, konfirmoi zëdhënësi, Agron Borovci.
Njoftimi i plotë:
“Rreth orës 23:30, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi.
Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore.