Policia dhe BIA serbe bëjnë ‘filma’ duke e arrestuar një person nga Shtërpca që e akuzojnë si spiun të shqiptarëve

E publikuar: 28/07/2025 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëtarë të Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA) dhe ata të Ministrisë së Brendshme, sot kanë bërë një shoë të paparë me kamera në pikëkalimin kufitar Kosovë-Serbi, konkretisht në Merdarë, duke e arrestuar një serb të Shtërpcës.

Arrestimi i Sasha Gjorgjeviqit, raportohet se ka ndodhur sot.

Ai akuzohet për spiunazh, teksa media serbe në Kosovë “Kosovo Online” shkruan se Gjorgjeviq ka qenë edhe bashkëpunëtor i AKI-së, kinse duke kryer veprime kundër interesave të komunitetit serb.

Atij iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, teksa pritet t’i dorëzohet organeve kompetente