Policia dhe Agencia për Forenzikë ngrisin më tutje nivelin e punës me pajisje të reja

E publikuar: 07/06/2018 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projekti i UNDP-së Siguria në Kosovë (KSSP), në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, u dorëzoi sot Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Forenzikës pajisje për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, transmeton Lajmi.net.
Pajisjet do të përmirësojnë punën e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë për të mbështetur më tutje hetimet balistike: Sistemin për matjen e shpejtësisë së predhave (matja e shpejtësisë në grykën e armëve) dhe pajisja për mollazhimin e dyfishtë të dëshmive (klonimii i dëshmive balistike për të lehtësuar lehtësuar hetimet e përbashkëta). Gjatë ceremonies, Policisë së Kosovës iu dorëzua Softueri analitik për nevojat e Pikës së Referinimit për Armët e Zjarrit.Ndihma gjithashtu përfshinte trajnimin e personelit përkatës për përdorimin e duhur të pajisjeve të dhuruara.

Të pranishëm në ngjarje ishin përfitues dhe donatorë: Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, Ambasadori i Gjermanisë, Sh.T. Christian Heldt, Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP, Alessandra Roccasalvo, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Forenzikës, Blerim Olluri dhe Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm për Burime në Policinë e Kosovës, Dejan Jankovic. Në mesin e të ftuarve ishin edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruari O’Connell, hzyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për Forenzikë, Policisë së Kosovës si dhe përfaqësues nga komuniteti ndërkombëtar nga fusha e sigurisë.

Pajisjet dhe trajnimi i nevojshëm janë mundësuar nëpërmjet kontributit bujar të Zyrës për Punë të Jashtme të Gjermanisë.