Policia e Kosovës e ka detyruar fotoreporterin e Arbresh.info, Arsim Namani që të shlyejë fotografitë që ai u ka bërë atyre në një moment pas përfundimit të protestës së sotme derisa ata po pushonin dhe po hanin bukë brenda oborrit të Qeverisë së Kosovës.
Policët në momentin që e kanë parë fotoreporterin derisa i fotografonte e kanë ftuar atë brenda oborrit të Qeverisë duke e detyruar që t’i fshijë të gjitha fotografitë.
Redaksia e Arbresh.info konsideron se ky veprim i Policisë së Kosovës është i ulët dhe se kjo dëshmon edhe njëherë se liria e mediave në Kosovë po shkon duke u shkelur çdo ditë e më shumë, pasi gazetarët po pengohen në punën e tyre.