Policia del në vendin e ngjarjes ku është sulmuar Valon Syla

E publikuar: 11/04/2023 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, është sulmuar sonte nga tre persona ende të panjohur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Syla është sulmuar vetëm disa minuta pasi që ka dalë nga studioja e emisionit, ku ishte i ftuar për të diskutuar lidhur me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Policia tani ka dalë në vendin e ngjarjes ku është sulmuar ai dhe po hetojnë rastin, shkruan Gazeta Express.

Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po i trajton lëndimet e marra.

Gazetar, i cili po sulmohet për herë të dytë, ka thënë se në QKUK po i qepet koka.

“Jam mirë. Për momentin jam në QKUK. Po ma qepin kokën”, ka deklaruar ai për Kanal10.

Syla ka thënë se tre personat që e sulmuan kanë ikur me vrap pas goditjeve ndaj tij,

Ishin tre persona që më sulmuan. Ikën me vrap pasi më sulmuan duke më goditur në kokë”, ka thënë ai.