Policia e Kosovës konfirmon kontrollimin në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Duke mos dhënë detaje shtesë e as nëse ka persona që janë shoqëruar në polici, zyra e Informimit në Policinë e Kosovës, konfirmoi se po zhvillohet një kontroll në KEK.
“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë Expressit.
Ende nuk dihet arsyeja e bastisjes në KEK apo nëse ka të arrestuar pas këtij aksioni.