Forca të shtuara të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë vendosur para Klinikës Infektive në QKUK.
Mëngjesin e së dielës policia ka bllokuar hyrjet për në këtë klinikë. Ndërkohë, mjekësia ligjore është duke i larguar trupat e pajetë.
Kujtojmë se vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus./kp/