Autorietet policore në Kopenhagë kanë arrestuar edhe personin e pestë, i cili dyshohet të jetë bashkfajtor dhe bashkpunëtor i Ommar El-Hussein, i cili qëlloi për vdekje dy persona gjatë një sulmi muajin e kaluar, raporton AFP.
“I arrestuari dyshohet për bashkëpunim me autorët e krimit me 14 dhe 15 Shkurt”, deklaroi Policia e Kopenhagës të Premten.
Policia shtoi se një numër i madh bastisjesh po kryhen në lidhje me arrestimet e fundit. /Indeksonline