Policia arreston në Prishtinë një kontrabandues me migrantë

E publikuar: 20/04/2017 11:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën rreth orës 10:00 një person në Prishtinë për dyshime të kontrabandimit me migrantë.
“Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, me urdhër të prokurorit ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën kontrabandim me migrantë”, njofton Policia në raport 24 orësh.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.