Policia arreston mashtruesin e pensionistëve në Mitrovicë

E publikuar: 03/12/2015 10:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës, saktësisht ajo e rajonit të Mitrovicës, dje ka arrestuar një person për mashtrim.

Sipas policisë i arrestuari N.H 36 vjeçar shtetas i Kosovës me banim më Mitrovicë, ka mashtruar qytetarët kryesisht të moshës së vjetër duke u premtuar rregullim të dokumenteve për rritje të pensionit.

“Disa ditë vëzhgim dhe angazhim në kërkim të informatave për të dyshuarin, mashtrues, rezultuan me arrestimin e të njëjtit, mbi dyshimet e arsyeshme se i dyshuari kishte arritur që të mashtroj së paku në 4 (katër) raste, viktimat thuajse të gjithë të moshës së vjetër, me premtim të rregullimit të dokumenteve për të arritur një shumë më të lartë të pensionit apo ndihmave tjera”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, transmeton lajmi.net.

Besohet se i dyshuari, përmes premtimeve për rregullim të dokumentacioneve sociale dhe pensionale të personave të moshuar, po ua merrte paratë dhe gjëra tjera me vlerë, përfshirë edhe stoli ari.
Pas procedurave intervistuese ndaj të dyshuarit të arrestuar, me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.