Lajmet

Policia arreston dy persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe identifikon një viktimë të trafikimit

13.09.2016 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Policia arreston dy persona të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ dhe identifikon një viktimë të trafikimit

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për ‘trafikim me njerëz’ si dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

Sipas një njoftimi të Policisë, thuhet se hetuesit policorë nga DHTQNJ, në bashkëpunim me stacionin policor të Malishevës, me datën 11 shtator 2016 fillimisht kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale ‘trafikim me njerëz’, kurse pas zhvillimeve të reja hetimore hetuesit policorë kanë arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë edhe një të dyshuar tjetër.

Këta dy persona janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz neni 171 dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit neni 231”.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

  1. M. lindur me 1962 m/sh/k
  2. K. lindur me 1999 m/sh/k

I dyshuari i parë, me qëllim të përfitimit material e ka detyruar viktimën të kryente shërbime seksuale me pagesë, kurse i dyshuari i dytë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

Për rastin në fjalë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila më pastaj është trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Me vendim te prokurorit të Prokurorisë Themelore i dyshuari i parë ndalohet për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë ndalohet për 24 orë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit