Policia arreston dy persona për mashtrim, krijuan biznese “fiktive” pa ndonjë veprim afarist

E publikuar: 18/12/2019 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, njëri shtetas i Serbisë e tjetri i serb i Kosovës, pasi që regjistruan firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “mashtrimi”.

Operacioni është shtrirë nëpër rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit.

Dy personat e arrestuar janë:

• S.D; (1982) mashkull, shtetas i Serbisë dhe

• S.S; (1967) mashkull serb/Kosovar

Po ashtu janë konfiskuar (13) trembëdhjetë telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.

Me vendim të prokurorit kompetent dy pesonat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Arrestohen dy persona të dyshuar për ‘mashtrim’

Prishtinë, 18 dhjetor 2019

Policia e Kosovës në vazhdën e veprimeve aktive për luftimin e dukurive negative dhe veprave penale në vend pas pranimit të informacioneve relevante se disa persona të dyshuar kanë regjistruar firma fiktive të biznesit pa ndonjë aktivitet afarist me qëllim “ mashtrimi” ka ndermarr disa veprime për të sqaruar rrethanat dhe në bashkërendim me prokurorinë kompetente në Gjilan janë kryer hetime respektive.

Marr parasyshë hapsirën e shtrirjes se aktivitetit të dyshuar, në rajonin e Mitrovicës, Prishtinës dhe Gjilanit, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, rajoni i Gjilanit dhe rajoni i Mitrovisës Jugu, sot është realizuar arestimi i dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mashtrim”.

Personat e dyshuar janë:

• S.D; (1982) mashkull, shtetas i Serbisë dhe

• S.S; (1967) mashkull serb/Kosovar

Ndërsa, si prova material janë konfiskuar (13) trembëdhjetë telefona (Samsung Galaxy A80) dhe një automjet.

Me vendim të prokurorit kompetent dy pesonat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.