Policia arreston 32 lëmosh kërkues

E publikuar: 03/11/2017 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës me një plan të organizuar ditën e djeshme ka larguar lypsarët që vinin nga Shqipëria, por edhe kosovarë.

Policia ka njoftuar se gjatë këtij plani kanë arrestuar 32 persona për shkelje te ligjit, prej tyre 32 të rritur dhe 2 fëmijë, shkruan Indeksonline.

Tutje policia ka treguar se të rritur kanë kaluar nëpër procedura ligjore dhe tetë prej tyre janë dëbuar, 11 janë sekuestruar dokumentet.

Ndërsa, gjashtë të tjerë kanë pas leje qëndrimi deri me datën 2 nëntor të këtij muaji.

Më pas në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë përcjell për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit.