Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 21 persona në terë territorin e vendit për vepra dhe incidente të ndryshme, transmeton Indeksonline.
Për të gjitha arrestimet është informuar prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit gjashtë janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

















