Policia ka njoftuar se janë dëmtuar 55 vetura të Shtetit të Kosovës derisa janë arrestuar 15 aktivistë të Partisë së Albin Kurtit e Visar Ymerit.
Sot, më 11.09.2015 rreth orës 11:00, rreth 40 persona, aktivist të lëvizjes “Vetëvendosja” kanë hyrë me dhunë brenda oborrit të objektit të ish- Rilindjes.
Personat e dyshuar kane filluar që t’i dëmtojnë gomat e veturave me targa zyrtare. Me këtë rast janë dëmtuar gomat e 55 veturave, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë aktivitetit për të menaxhuar me këtë situatë dhe gjatë kryerjes së detyrës një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, thotë kumtesa transmeton Koha.net.
Gjatë këtyre zhvillimeve janë shoqëruar për në stacion policor 15 persona, të cilët po intervistohen sipas proceduarve të parapara dhe të gjitha veprimet e mëtutjeshme do të kryhen në pajtim me ligjin.