Policia me 12 orë punë për shkak të situatës politike

E publikuar: 10/05/2017 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, Policia e Kosovës ka bërë një plan operativ i cili parasheh që të gjithë zyrtarët policor të jenë në detyrë 12 orë.

Kështu thonë burime të Kosovapress-it, sipas së cilave zyrtarët policor tanimë janë nëpër pika të parapara me plan operativ.

“Një pjesë e tyre është nëpër afër institucioneve, ku thonë se deri në këto momente gjendja është e qetë, pjesa tjetër është nëpër stacionet policore”, thotë ky burim.