Polici vret një person në Gjilan

E publikuar: 09/07/2016 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një polic ka vrarë një person afër 30 vjeçar me inicialet B.R., në lagjen “Arbëria” në Gjilan njofton Klan Kosova.

Sipas, Jakup Pajazitit, i afërm i të vrarit, vrasja ka ndodhur shumë pranë shtëpisë së të ndjerit.

Pajaziti ka treguar për Klan Kosovën se i vrari vuante nga sëmundje psikike dhe sipas dyshimeve të para ai ka sulmuar policinë.

Ndërsa policia ka njoftuar se viktima kishte sulmuar një vajzë rreth moshës 11-12 vjeçare.

“Pas sulmit ndaj vajzës, personi i cili tashmë ka ndërruar jetë ka sulmuar edhe policin, i cili së bashku me vajzën janë në QKUK në gjendje të rëndë”, ka thënë për Klan Kosovën zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, i cili pohoi se të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe se po vazhdojnë të zbardhin detajet e kësaj vrasje.
(Foto ilustrim)