Polici që ndërroi jetë në komunikacion sot u kthye nga pushimi mjekësor

E publikuar: 15/12/2025 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka humbur jetën derisa po drejtonte veturën afër shkollës “Model” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se zyrtari policor ishte kthyer sot në punë pas pushimit mjekësor disaditor.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, tha Pallana.